Back to blog

Trajtimi i akneve të foshnjave në shtëpi

April 9, 2025
Përkujdesje
Trajtimi i akneve të foshnjave në shtëpi

Dermatologu pediatrik Dr Tim Clayton thotë se shumë prindër shqetësohen me këto ndryshime në fytyrën e të posalindurit por sipas tij nuk ka arsye për shqetësime të mëdha.

Disa foshnja zhvillojnë njolla ose puçrra në fytyrën e tyre gjatë javëve të para pas lindjes. Këto quhen puçrra të foshnjës ose puçrra neonatale dhe zakonisht kjo nuk është asgjë për t'u shqetësuar. Aknet mund të shfaqen në çdo pjesë të fytyrës ose trupit, megjithëse zakonisht gjenden vetëm në hundë, faqe dhe ballë.

Foshnjat lindin me lëkurë shumë të ndjeshme dhe si shumë pjesë të trupit të tyre të vogël edhe lëkura është ende në zhvillim.

"Bebushi sapo ka kaluar nëntë muaj brenda jush në lëngun amniotik, kështu që nuk është çudi që ndryshimi nga kjo në të qenit në ajër mund të shkaktojë disa probleme të lëkurës! Ndërsa ne nuk e dimë saktësisht se çfarë i shkakton aknet e foshnjës, ka të ngjarë që hormonet që kanë rrjedhur brenda trupit tuaj gjatë shtatzënisë janë fajtorë", thotë doktori.

Sipas doktorit hormonet mund të stimulojnë gjëndrat që prodhojnë vaj në fytyrën e fëmijës suaj. Dhe përveç kësaj, poret e foshnjës suaj mund të bllokohen nga qelizat e vdekura të lëkurës ose papastërtitë, dhe kjo mund ta përkeqësojë problemin.

Këto hormone zakonisht fillojnë të shkaktojnë probleme që nga java e dytë ose e tretë e jetës së foshnjës tuaj dhe mund të vazhdojnë deri në javën e 12-të.

Çka duhet të bëjmë?

  • Pastroni fytyrën e foshnjës tuaj me pambuk dhe ujë disa herë në ditë, ose përdorni Huggies® Extra Care Sensitive për pastrim, butësisht dhe pa fërkim.
  • Bisedoni me mjekun tuaj për të parë nëse ai mund të rekomandojë ndonjë trajtim, nëse aknet janë veçanërisht të rënda.
  • Përdorimi i qumështit të gjirit për aknet e foshnjave është një trajtim popullor dhe i butë, dhe shpesh funksionon.
  • Mos tentoni të shtrydhni puçrrat.
  • Asnjëherë mos përdorni produkte kundër akneve të dizajnuara për të rriturit.