Back to blog

Po afrohet dita e lindjes, çka duhet të keni në çantën e spitalit?

April 21, 2025
Shtatzënia
Po afrohet dita e lindjes, çka duhet të keni në çantën e spitalit?

Me procesin e shtatzënisë vijnë edhe shumë pyetje nga nënat e reja, e kur afrohet koha e lindjes ato duan të sigurohen se asgjë nuk po mungon në çantën e tyre për spital.

Kur duhet përgatitur çantën?

Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është që të sigurohuni që çanta juaj të jetë gati para javës së 36-të, por gjithmonë më herët nëse keni shtatzëni me binjakë apo keni ndonjë problem që e indikon lindjen e parakohshme.

Çfarë duhet të marrim me vete?

Kur e bëni gati çantën e spitalit, gjithçka ka të bëjë me gjetjen e një ekuilibri mes asaj që ju nevojitet vërtet dhe asaj që do t'ju bëjë të ndiheni si në shtëpi.

Për nënën:

  • Një fustan nate ose pizhama komode
  • Jelekë të përshtatshëm për fazat e fillimit të gjidhënies
  • Gjëra higjienike personale (brushë dhëmbësh, pastë, shampon, peceta higjienike)
  • Të brendshme dhe rroba me të cilat do të dilni nga spitali
  • Platformë për të dëgjuar muzikë gjatë kohës së pritjes
  • Ushqime të lehta për energji (konsultohuni me mjekun)
  • Ujë për hidratim

Çfarë duhet të paketoj për fëmijën tim?

Zgjedhja e veshjeve të para të fëmijës suaj është një moment i veçantë - mos u ngarkoni shumë me përzgjedhjen, por shijojeni momentin.

Për fëmijën:

  • Së paku tre palë rroba komplete prej pambuku organik (të pastruara paraprakisht)
  • Për lindje në dimër: kapelë pambuku, dorashka dhe një qebe për mbështjellje
  • Pelena të madhësisë numër 1
  • Faculetat e lagura me përmbajtje të pambukut organik

Për një nisje të mbarë e të shëndetshme për fëmijën tuaj, zgjidhni pelenat dhe faculeta më cilësore. Produktet e brendit amerikan Huggies janë ideale për përdorim që nga dita e parë e lindjes.

Pelenat dhe faculatat e lagura "Huggies" i gjeni në markete të mëdha, por mund të bëni porosi online edhe në mollekuqe.com.