Back to blog

Kur mund të ushqehet vet fëmija juaj?

April 9, 2025
Prindërimi
Kur mund të ushqehet vet fëmija juaj?

Ekspertët thonë se koha e përshtatshme është kur fëmijët fillojnë të ulen në mënyrë të qëndrueshme dhe kanë aftësinë për të kapur ushqimin - zakonisht rreth moshës 6-8 muajsh.

Përfitimet e të ushqyerit vetë

Duke u ushqyer vet, fëmija juaj:

  • Forcon koordinimin e lëvizjeve dorë-sy
  • Zhvillon aftësitë motorike
  • Stimulon zhvillimin mendor
  • Ndërton pavarësinë dhe vetëbesimin

Këto aftësi janë thelbësore për zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës dhe formimin e zakoneve të shëndetshme ushqimore.

Këshilla për prindërit

Sigurisht që prindërit duhet të kenë kujdes:

  • Zgjidhni ushqime të përshtatshme për moshën
  • Shmangni ushqimet që paraqesin rrezik mbytjeje
  • Qëndroni gjithmonë afër fëmijës gjatë ngrënies
  • Jini të durueshëm me procesin e të mësuarit

Zgjidhja për rrobat e pastra

Ndërsa frikën e prindërve për ndotjen e rrobave e largon brendi gjerman "Babynova". Përmes përparëses me mëngë të gjata, fëmija juaj nuk do të ndotë rrobat dhe do ta shijojë ushqimin në mënyrë të lirë.

Përparësja Babynova:

  • Ka material të papërshkueshëm nga uji
  • Është e lehtë për t'u pastruar
  • Lahet në lavatriçe në 30 gradë Celsius

Këtë përparëse mund ta gjeni në markete të mëdha, në barnatore me departament për fëmijë, ose ta porositni online në mollekuqe.com.

Lejojeni fëmijën tuaj të eksplorojë botën e shijeve të reja ndërsa ju qëndroni të qetë!